Vushtrri, një qytetar mbytet në pusin e shtëpisë

Vushtrri, një qytetar mbytet në pusin e shtëpisë

Kronika March 06, 2021 - 11:10

Dje një femër nga Vushtrria ka raportuar në Polici se në oborrin e shtëpisë së saj ka gjetur të përmbysur në një puset familjarin e saj viktimën në këtë rast.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rr. 22-Maj, Vushtrri 05.03.2021-11:17. Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML”, thuhet në raportin e PK-së./Zëri