Katërvjeçari që vdiq dje pas goditjes nga vetura po ngiste biçikletën në rrugë
Foto ilustruese

Katërvjeçari që vdiq dje pas goditjes nga vetura po ngiste biçikletën në rrugë

Kronika March 05, 2021 - 11:37

Gjatë ditës së djeshme një katërvjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Carallukë të Malishevës.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se fëmija kishte qenë duke drejtuar biçikletën në momentin kur është goditur nga vetura.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku i dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia godet viktimën fëmijë, mashkull kosovar, i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Viktima nga plagët e marra ndërron jetë në QKMF-Malishevë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me kërkesën e familjarëve, është liruar për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Zëri