Digjet një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë

Digjet një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë

Kronika February 28, 2021 - 19:55

Sot rreth orës 19:00 është raportuar në Polici për një zjarr në një shtëpi në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për "Zërin" se nga përfshirja e zjarrit nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa Policia po merret me hetimin e rrethanave.

"Rreth orës 19:00 është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit", tha Borovci.