Rrihen mes vete dy vëllezër në Gjakovë
ilustrim

Rrihen mes vete dy vëllezër në Gjakovë

Kronika February 28, 2021 - 09:55

Në fshatin Bec të Gjakovës dy vëllezër kanë pasur mosmarrëveshje pronësore e cila ka ardhur deri te rrahja me grushte dhe me mjete të forta.

Sipas Policisë së Kosovës të dyshuarit kanë pasur lëndime trupore dhe u është ofruar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Zëri