Ndalohet në Gjilan një polic për bixhoz dhe mashtrim

Ndalohet në Gjilan një polic për bixhoz dhe mashtrim

Kronika February 27, 2021 - 15:42

Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, rreth orës 13:50, ka ndaluar të pandehurin B.R., zyrtar policor në Stacionin Policor në Gjilan, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe ‘’Mashtrimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan është realizuar bastisja në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

- Një (1) telefon Samsung,

- Një (1) kartelë Vala,

- Një (1) kartelë Ipko,

- Një (1) tabletë i markës Lenovo,

- Një (1) kompjuter i markës HP, si dhe,

- Një USB”, thuhet në njoftimin nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Po ashtu bëhet e ditur se i pandehuri B.R., pas intervistimit nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës, me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve./Zëri