Rreth 600 qytetarë u gjobitën të premten për mosrespektim të masave anti-COVID

Rreth 600 qytetarë u gjobitën të premten për mosrespektim të masave anti-COVID

Kronika February 27, 2021 - 11:29

Rreth 600 gjoba ka shqiptuar policia të premten për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Përmes raportit 24-orësh të policisë, është bërë e ditur se janë shqiptuar 575 gjoba në bazë të ligjit COVID-19, transmeton Zeri.info.

Më shumë se dyfishi i këtyre gjobave është shqiptuar në trafik, ku janë dhënë 1270 për shkelësit e rregullave të trafikut.

Gjatë 24 orëve në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, ndërsa janë arrestuar 23 persona për vepra të ndryshme penale./Zëri