Arrestohet 20-vjeçari që ishte shpallur në kërkim

Arrestohet 20-vjeçari që ishte shpallur në kërkim

Kronika February 26, 2021 - 15:43

Sot në fshatin Peran të komunës së Podujevës policia ka arrestuar një 20-vjeçar, për të cilin Gjykata Themelore në Podujevë kishte nxjerrë urdhëresë për kapje.

Sipas Policisë, i dyshuari M.M. ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Së këndejmi, që nga 01 janari 2021 e deri më sot në kuadër të realizimit të urdhëresave, urdhërarresteve, si dhe letër rreshtimeve, policia e rajonit të Prishtinës ka kryer 223 arrestime të personave të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata si autorë të veprave të ndryshme penale”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci. /Zëri