Arrestohen edhe 9 persona për rastin “Subvencioni 2021”

Arrestohen edhe 9 persona për rastin “Subvencioni 2021”

Kronika February 25, 2021 - 17:34

Policia e Kosovës sot ka vazhduar operacionin ‘’Subvencioni 2021’’, ku janë arrestuar 9 persona tjerë të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme arrestohen nga krimet ekonomike

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se bazuar në hetimet e zhvilluara ekzistojnë dyshime të bazuara se personat e dyshuar përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

“Personat e dyshuar janë qytetarë të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtit sot më 25.02.2021 janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e PK-së, ndërsa në koordinim me prokurorin e rastit janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim

Personat janë arrestuar në lokacione të ndryshme përfshirë komunat në vijim: tre persona nga Komuna e Istogut, dy persona nga Komuna e Lipjanit, një person nga Komuna e Ferizajt, një person nga Komuna e Prishtinës dhe dy persona nga Komuna e Pejës.

“Të gjitha veprimet e mëtejme Policia e Kosovës po i ndërmerr dhe do ti ndërmerr në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit dhe për detaje do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e policisë./Zëri