Iniciohet rast lidhur me incidentin ndaj gazetarit Visar Duriqi

Iniciohet rast lidhur me incidentin ndaj gazetarit Visar Duriqi

Kronika February 25, 2021 - 13:19

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se është iniciuar rast lidhur me incidentin ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Në një njoftim për media, nga Prokuroria kanë thënë se lidhur me incidentin ndaj gazetarit dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga Neni 186 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rastit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e PTH-së. /Zëri