Pronari i një restoranti në Gjakovë sulmon fizikisht punëtoren e tij

Pronari i një restoranti në Gjakovë sulmon fizikisht punëtoren e tij

Kronika February 25, 2021 - 09:44

Një femër nga Gjakova ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj, pronar i një restoranti, në të cilin ajo punon si kuzhiniere.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se arsyeja e sulmit ishte pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit.

PK-ja bën të ditur se me këtë rast i dyshuari është arrestuar.

“Gjakovë, 24.02.2021 – 09:15. Viktima femre kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj, pronar i restorantit në të cilin ajo punon si kuzhiniere. Arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit. I dyshuari është arrestuar dhe me konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri