Policia sekuestron 400 mijë euro nga bastisjet e shtëpive të zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë
Foto: Laura Hasani

Policia sekuestron 400 mijë euro nga bastisjet e shtëpive të zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë

Kronika February 24, 2021 - 13:53

Drejtori për Krime Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazmi Sahiti, ka bërë të ditur se nga aksioni i sotëm policor janë sekuestruar 400 mijë euro, raporton “Zeri.info”.

“Janë konfiskuar diku rreth 400 mijë euro. Në kuadër të aksionit janë bastisur disa lokacione në Istog, Gjilan, Lipjan dhe Pejë”, ka thënë Sahiti para mediave në konferencën për shtyp.

Ai tha se paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarave për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

“Parat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti”, ka thënë drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit./Zëri