Gjashtë raste të falsifikimit të parasë në 24 orët e fundit

Gjashtë raste të falsifikimit të parasë në 24 orët e fundit

Kronika January 27, 2021 - 09:17

Gjashtë raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Polici në 24 orët e fundit.

Sipas raportit 24-orësh, raportimet vijnë nga Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Peja.

Kartëmonedhat e falsifikuara janë 500, 100 dhe 50 euro.

Në lidhje me të gjitha rastet është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rastet të procedohen në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Pejë Policia ka arritur t’i identifikojë dy të dyshuar, të cilët edhe janë arrestuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri