Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Policia po kërkon trupin e 47-vjeçarit që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejtë”, pritet të intervenojë edhe FSK-ja

Policia po kërkon trupin e 47-vjeçarit që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejtë”, pritet të intervenojë edhe FSK-ja

Kronika January 26, 2021 - 09:38

Një mësimdhënës nga Rahoveci dyshohet se është hedhur të hënën nga “Ura e Fshejtë”.

Mësuesi 47-vjeçar (N.G.) i ciklit të ulët në shkollën e fshatit Sapniq të Rahovecit dyshohet se pasi ka kryer mësimin ka shkuar me veturë te “Ura e Fshajtë”, nga ku është hedhur në lumë.

Policia ka bërë të ditur sot për “Zërin” se janë duke kërkuar trupin bregut të lumit “Drini i Bardhë”, ndërsa pritet që ekipet e FSK-së të shkojnë dhe në bazë të vlerësimit të tyre të nisë zhytja për kërkimin e trupit.

Kështu ka bërë të ditur drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta,

“Njësitet policore po kërkojnë bregut të Drinit, ndërsa njësitet e FSK-së ende nuk kanë ardhur. Mbetet në vlerësimin e tyre nëse kushtet lejojnë zhytjen dhe kërkim-shpëtimin ose jo. Deri më tani trupi nuk është gjetur”, ka thënë Graishta për “Zeri.info”.

I ndjeri është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. /Zëri