Një person rreth të 50-ave dyshohet të jetë hedhur nga Ura e Fshajtë, në veturë ka lënë një letër

Një person rreth të 50-ave dyshohet të jetë hedhur nga Ura e Fshajtë, në veturë ka lënë një letër

Kronika January 25, 2021 - 22:17

Një person rreth moshës 50-vjeçare dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshajtë të Gjakovës.

Lajmin për "Zërin" e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai thotë se një kalimtar i rastit e ka raportuar rastin.

“Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy", thotë ai. 

Gjurkaj thekson se ai e ka parkuar veturën skaj urës dhe pasi ka dalë nga vetura është hedhur në ujë.

"Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër. Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes. Ne kemi njoftu njësitë e kërkim-shpëtimit, presin që edhe ata të na e bashkëngjiten”, thekson Gjurkaj. 

Zyrtari policor tha se janë ende në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japin detaje më shumë. /Zëri/