Gjejnë fishekzjarrë në mbeturina, nga shpërthimi i tyre lëndohen tre fëmijë në Fushë-Kosovë

Gjejnë fishekzjarrë në mbeturina, nga shpërthimi i tyre lëndohen tre fëmijë në Fushë-Kosovë

Kronika January 25, 2021 - 10:01

Tre fëmijë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të disa fishekzjarrëve.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë, të dielën, rreth orës 15:20.

Raporti 24-orësh i Policisë ka njoftuar se fishekzjarrët ishin gjetur në një kontejner të mbeturinave.

“Fushë-Kosovë, 24.01.2021 - 15:20. Raportohet se tre fëmijë, dy meshkuj dhe një femër, kosovarë, kishin pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të disa fishekzjarrëve, që i kishin gjetur në një kontejner të mbeturinave”, thuhet në raport.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në trajtim mjekësor në QKUK. /Zëri