Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e 15-vjeçarit

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e 15-vjeçarit

Kronika January 23, 2021 - 09:38

Arrestohen nga Policia dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së 15-vjeçarit në Prizren.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se të arrestuarit dyshohen se kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje.

“Lidhur me këtë rast, janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka thënë Osmanollaj./Zëri