Shtetas të huaj tentuan të hyjnë në Qendrën e Azilkërkuesve në Magure, lëndohen pesë zyrtarë policorë

Shtetas të huaj tentuan të hyjnë në Qendrën e Azilkërkuesve në Magure, lëndohen pesë zyrtarë policorë

Kronika January 20, 2021 - 11:15

Dje rreth orës 15:40 në fshatin Magure të Lipjanit janë arrestuar katër shtetas të huaj azilkërkues.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se të njëjtit nga kampi i azilkëkruesve në Mitrocvicë kanë tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magure.

Sipas PK-së, janë lënduar pesë zyrtarë policor pasi që janë përpjekur për që të mos i lejojnë të dyshuarit të futën brenda.

“Fsh. Magurë, Lipjan 19.01.2021 – 15:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të huaj azilkërkues të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë, Lipjan. Gjatë përpjekjeve për mos ti lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policor. Si pasoj e rastit zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së./Zëri