Dhuna seksuale në rritje, viktima kryesisht të miturat

Dhuna seksuale në rritje, viktima kryesisht të miturat

Kronika January 19, 2021 - 08:11

Në gjashtë vjetët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 225 raste të dhunimeve seksuale, të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës. Vitin e kaluar është raportuar numri më i madh, përkatësisht 58 raste, kurse në vitin 2016 dhe 2017 kanë qenë nga 28 raste. Këto raste në Policinë e Kosovës janë të raportuar si vepra penale në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të kapitullit “Veprat penale kundër integritetit seksual”.

Në bazë të këtij kapitulli, thuhet se personi, me fjalë ose sjellje shpreh mungesë të pajtimit për të kryer aktin seksual ose për të vazhduar atë apo kur pajtimi i viktimës është marrë me mashtrim, frikësim ose me kërcënim.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës kryhen deri në 120 ekzaminime të rasteve të dyshuara për dhunime seksuale brenda një viti, thotë Arsim Gërxhaliu, drejtor i këtij instituti.

“Mosha e tyre zakonisht është rinore, ndërsa ajo minore e tejkalon 50 përqindëshin brenda vitit, për shkak të abuzimit të fëmijëve apo mashtrimit të tyre”, thotë Gërxhaliu.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.