Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Arrestohet “fashistja serbe”, që i kërcënoi shqiptarët dhe malazezët (Foto)

Arrestohet “fashistja serbe”, që i kërcënoi shqiptarët dhe malazezët (Foto)

Kronika January 18, 2021 - 11:20

Natalija Nileviç, 26-vjeçarja nga Podgorica, është arrestuar nga policia e Mali të Zi pasi ka kërcënuar shqiptarët dhe malazezët përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Prokuroria e Lartë e kualifikoi veprimin si “Nxitje e urrejtjes dhe intolerancës fetare e kombëtare”.

Në video vajza që nga mediat në Mal të Zi cilësohet si “fashistja serbe”, dëgjohet duke thënë “Milogorci, Shiptari (term ofendues) unë do t’jua vë flakën të gjithëve. Do t’jua presim kokat, nuk do të ketë asnjë kokë”, dëgjohet në regjistrimin e videos.

Image

Image