Kapen 10 thasë duhan të papërpunuar në një veturë në Vërmicë

Kapen 10 thasë duhan të papërpunuar në një veturë në Vërmicë

Kronika January 17, 2021 - 21:39

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, kanë kapur 10 thasë duhan të papërpunuar në pikëlaimin kufitar në Vërmicë.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë tëditur se sot rreth orës 18:00, pas dyshimeve të ngrituara lidhur me një veturë që drejtohej nga një person i dyshuar, të njëjten e kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë kur në bagazhin e veturës është gjetur duhan i grirë (i papërpunuar), 10 thasë.

"Është bërë matja nga kompetentët e Doganës ku duhani ka rezultuar me peshë 107 kg. Dogana e Kosovës është marrë me rastin", thuhet në njoftimin e Policisë. /ZëriImage