Burri ushtron dhunë psikike ndaj gruas, ajo dërgohet në strehimore

Burri ushtron dhunë psikike ndaj gruas, ajo dërgohet në strehimore

Kronika December 03, 2020 - 09:58

Dje rreth orës 17:05 një grua ka raportuar në Polici së burri i saj në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj saj.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Prizren, 02.12.2020 - 17:05. Viktima femër ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri