Gjendet vetura e vjedhur para 3 muajsh në Pejë

Gjendet vetura e vjedhur para 3 muajsh në Pejë

Kronika December 01, 2020 - 22:39

Stacioni Policor në Pejë në bashkëpunim me njësitet e rajonit të Mitrovicës së Jugut, kanë arritur gjatë ditës së sotme që të gjejnë një veturë e cila ishte vjedhur me datë 31.08.2020 në Pejë.

Sipas Policisë, ankuesja kishte raportuar në stacionin Policor se me datë 31.08.2020 rreth orës 03:00, i ishte vjedhur nga oborri i shtëpisë vetura e tipit Audi a4 me targa të huaja.

Vetura e gjetur tani gjendet në hapësirat e Stacionit Policor në Pejë dhe pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme do ti kthehet pronarit legjitim. /Zëri