Grabitet me armë një filial i shërbimeve të pagesave në Prishtinë

Grabitet me armë një filial i shërbimeve të pagesave në Prishtinë

Kronika December 01, 2020 - 19:33

Sot rreth orës 18:30 ka ndodhur një grabitje nga dy persona në një filial të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave në rrugën "Holger Petersen" në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për "Zërin", zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve të para dy të dyshuarit nën kërcënimin e armës kanë grabitur një vlerë të caktuar monetare.

"Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm", ka bërë të ditur Krasniqi. /Zëri