Gjuajtje me armë në Lipjan, policia identifikon të dyshuarin dhe i sekuestron armën

Gjuajtje me armë në Lipjan, policia identifikon të dyshuarin dhe i sekuestron armën

Kronika November 30, 2020 - 20:51

Gjatë ditës së sotme, në Shalë të Lipjanit ka ndodhur një rast i gjuajtjes me armë.

Policia ndërkaq ka identifikuar të dyshuarin, mashkull 51 vjeç, nga i cili është sekuestruar një revole me gaz e tipit EKOL, kalibrit 9mm dhe gjashtë fishekë.

"Sot rreth orës 16:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit. Policia me shpejtësi ka trajtuar informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Veprimet operativo-hetimore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit F. Sh, mashkull, 51 vjeç, nga i cili është sekuestruar; Një revole me gaz, e tipit EKOL, kalibrit 9mm, si dhe jashtë copë fishek”, ka konfirmuar për “Zeri.info”, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës (Përdorim i armës).

Ndërkaq, i njëjti është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tutje në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit. /Zëri