Komoran, humb jetën një person i aksidentuar dy javë më parë
ilustrim

Komoran, humb jetën një person i aksidentuar dy javë më parë

Kronika November 30, 2020 - 09:39

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Komoran.

Aksidenti ka ndodhur dy javë më parë, ndërsa viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Me 29.11.2020 është raportuar se një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK i lënduar në aksident, sot me dt.29.11.2020- ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar ne IML për Obduksion./Zëri