Gjuajtje me armë në ditën e zgjedhjeve, arrestohet një person në Podujevë

Gjuajtje me armë në ditën e zgjedhjeve, arrestohet një person në Podujevë

Kronika November 29, 2020 - 17:34

Sot rreth orës 14:30 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë ka pasur shtëna me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se pas informacioneve për këtë rast, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para gjurmuese dhe të këqyrjes së vendngjarjes kanë arritur të gjejnë tri gëzhoja.

Përmes një njoftimi, policia ka bërë të ditur se për këtë rast është arrestuari i dyshuari O. M, 58 vjeç, transmeton Zeri.info

Ai është intervistuar nga ana e policisë, dhe nga i njëjti është sekuestruar, një revole e tipit “Broëing”, kalibrit 7.65 mm, nga e cila dyshohet të jetë shtënë.

“Nga hetimi paraprak që policia i ka bërë kësaj ngjarjeje është ngritur versioni dyshimit se i dyshuari për arsye të një gëzimi familjar ka shtënë me armë si formë e shprehjes së gëzimit.Policia konform rekomandimit të prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim ndaj të dyshuarit për rastin mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe në komunën e Podujevës, sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet e jashtëzkonshme dhe deri tani nuk është raportuar për ndonjë incident të rëndë që do të prishte procesin zgjedhor./Zëri