Incident me armë në Malishevë

Incident me armë në Malishevë

Kronika November 27, 2020 - 22:12

Sot rreth orës 15:30 në fshatin Carrallukë të Malishevës, një person ka raportuar në polici se dy të tjerë kanë ardhur në vendin e punës të armatosur me armë zjarri (kallashnikov) dhe të njëjtit kanë shkrepur disa herë në ajër.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj i cili tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas tij policia ka gjetur ankuesin dhe dy personat nga pala tjetër të cilët ishin të gjakosur dhe me lëndime trupore .

“Në ora 15:30 min. Stacioni Policor në Malishevë përmes telefonit është informuar për një rastë të ndodhur në fshatin Carrallukë. Ankuesi pohon se dy persona kanë ardhur në vendin e tyre të punës, të armatosur me armë zjarri (kallashnikov), kanë shkrepur disa here në ajer dhe me pas me të njëjtit persona kanë pasur përleshje fizike. Menjëherë janë aktivizuar të gjitha njësitë policore në nivel stacioni, në vend të ngjarjes është gjetur ankuesi, ndërsa në parkigun e autostrades në dy automjete janë gjetë edhe dy përsonat nga pala tjetër të cilët ishin të gjakosur dhe me lendime trupore. Menjëherë është informuar ndihma e shpejtë nga shtëpia e shëndetit të cilët kanë dalur në vend në ngjarjës dhe dy të lënduarit i kanë shoqëruar për në QKUK në Prishtinë për trajtim mjeksor”, tha Gjurkaj.

Ai potencoi se në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë dhe një karikator me pesë fishekë.

“Në vend të ngjarjës, incidentit, është sekuestruar një armë e gjatë automatike Zastava se bashku me një karikator me pesë fishek në të. Gjithashtu janë gjetur edhe 9 copë gezhoja fiisheku dhe një predhë. Në stacion për intervistim janë shoqeruar per momentin tre persona si të dyshuar , janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndalur për 48 orë”, tha ai për “Zërin”.