Plagoset me armë një person në Milloshevë

Plagoset me armë një person në Milloshevë

Kronika November 27, 2020 - 21:42

Sot në orët e mbrëmjes një person është plagosur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Milloshevë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se plagosja ka ndodhur në një pikë karburanti.

Ai tha se fillimisht ka pasur rrahje mes personave e më pas është përdorur edhe arma, ku i plagosur ka mbetur një person.

“Në ora 20:55, policia është njoftuar për një rast plagosje në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, në një pikë karburanti. Dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty, fillimisht ka pasur një rrahje e më pas është përdorur arma. Një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po egzaminon vend-ngjarjen”, tha Krasniqi për “Zërin”.