Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, i treti pranon fajësinë për armëmbajtje

Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, i treti pranon fajësinë për armëmbajtje

Kronika November 26, 2020 - 15:06

Sadri Ramabaja dhe Avni Llumnica deklarohen të pafajshëm për ndihmë dhe tentim vrasje të Azem Vllasit, në rastin e njohur si  “Syri i Popullit” .

Pasi Gjykata e Apelit e Kosovës ktheu në pikën zero rastin “Syri i Popullit” me kërkesën që Prokuroria Speciale të rregullojë aktin akuzues, kjo e fundit ka ardh me një aktakuzë të re, të përmirësuar.

Sipas aktakuzës së re të akuzuar janë vetëm Sadri Ramabaja, Avni Llumnica dhe Bajrush Konjusha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Llumnica akuzohet për tentim vrasje të Azem Vllasit në bashkëkryerje me Murat Jasharin i cili nuk është pjesë e aktakuzës, pasi që për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, gjykata ka ushtruar propozim për caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Ndërsa Ramabaja akuzohet se kishte ndihmuar të akuzuarit në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë.

PSRK ka lënë në aktin akuzues Bajrush Konjushën të cilën e ngarkon me veprën penale të armëmbajtjes,.

Por në aktakuzën e re nuk ka të akuzuar për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale, pjesë e kësaj aktakuze nuk janë as Ragip Sallova, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Rexhep Topllana dhe Lirije Luzha.

Gjatë seancës fillestare të mbajtur të enjten, pas leximit të aktit akuzues i akuzuarit Llumnica dhe Ramabaja u deklaruan të pafajshëm për veprat penale me të cilat i ngarkon prokuroria.

Llumnica deklaroi se nuk e ndjen vetën fajtorë dhe se është i pafajshëm. “Të gjithë ju që jeni të pranishëm në sallë, mund të jeni fajtor, por Avni Llumnica, jo” shtoi ai.

I pafajshëm u deklarua edhe i akuzuari Ramabaja, i cili tha se aktakuza është e pabazuar.

“Prokurori brenda pesë rrjeshtave, i ka thënë pesë të pavërteta të cilat demantohen me vet provat e prokurorisë. Prokuror jam plotësisht i bindur se ta ka shkru dikush këtë aktakuzë” tha ai.

Ai tha se i kërkon falje prokurorit për shprehjet  duke shtuar se “Ky proces ka qenë tmerrësisht i dirigjuar prej një ekipi shtetëror dhe nuk është mirë ky me u mar me falsifikime të një ekipi tjetër” tha ai.

Ndërkaq fajësinë për armëmbajtje e pranoi i akuzuari Bajrush Konjusha, i cili tha se e pranon fajësinë.

Bajrusha fillimisht deklaroi se nuk e pranon fajësinë, pasi që nuk e kishte ditur që për armën do të duhej të kishte leje.

Pas sqarimit lidhur me pranimin e fajësisë dhënë nga gjykatësi Musa Konxheli dhe pas këshillimit me avokatin e tij Blerim Qela, i akuzuari deklaroi se e pranon.

Ky pranim i fajësisë u aprovua nga gjykatësi Konxheli, i cili njoftoi palët se procedura do të veçohet.

Gjykatësi i njoftoi palët se brenda afatit ligjor kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimet e provave dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Lidhur me masën e paraburgimit për të akuzuarin Avni Llumnica, mbrojtësi i tij avokati Naim Rudari kërkoi ndërprerjen e masës së paraburgimit.

“Unë pres prej prokurorit me ardh me fol me mu në burg, qe ku o krimineli” tha i akuzuari Llumnica duke bërë me gisht ka i bashkakuzuari Ramabaja.

Sa i përket propozimit për heqjen e masës së paraburgimit, prokurori Burim Qerkini deklaroi se nuk e mbështet një propozim të tillë, pasi që heqja e kësaj mase do të pengonte rrjedhën e procedurës.

Ndryshe ky rast është i njohur me emrin “Syri i Popullit” kihte filluar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 shkurt 2018.

Të plotë mund ta lexoni te Betimi për Drejtësi: