Arrestohet një person i armatosur në aeroportin Adem Jashari

Arrestohet një person i armatosur në aeroportin Adem Jashari

Kronika November 26, 2020 - 09:00

Dje në aeroportin “Adem Jashari” është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte pasur armë harkore me gjashtë shigjeta 78 cm, raporton Zeri.info.

“Aeroporti Adem Jashari 25.11.2020 – 22:30. Nga zyrtarët doganor është vërejtur se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar kishte një armë harkore me gjashtë shigjeta 78 cm të cilat janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri