Gati dy muaj pa asnjë gjurmë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 59-vjeçarit nga Mitrovica

Gati dy muaj pa asnjë gjurmë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 59-vjeçarit nga Mitrovica

Kronika November 25, 2020 - 14:57

Që nga data 1 tetor e këtij viti, nuk ka asnjë gjurmë për 59-vjeçarin Faik Zeqiri nga Komuna e Mitrovicës, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur, transmeton Zeri.info

Përmes një komunikate për media, policia thotë se që nga data e raportimit hetuesit policorë në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime në kërkim të personit të zhdukur.

“Nga hetimet e deritanishme nuk kemi rezultuar me ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur. Mbi bazën e këtyre rrethanave , hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve me autorizim të prokurorit të rastit, kërkojnë dhe apelojnë tek të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me personin e zhdukur, të lajmërojë policinë, në linjën emergjente 192/ ose në +383 44 845 823”, thuhet në komunikatën e policisë./Zëri

Image