Vetura në lëvizje godet një veturë tjetër të parkuar, shkak mospërshtatja e shpejtësisë

Vetura në lëvizje godet një veturë tjetër të parkuar, shkak mospërshtatja e shpejtësisë

Kronika November 25, 2020 - 08:41

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 15:50 në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Mitrovicë.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku drejtuesja e automjetit në lëvizje nuk ka përshtatur shpejtësinë dhe ka goditur një automjet të parkuar.

Sipas Policisë si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. /Zëri