Rrahu të dashurën e tij, arrestohet nga policia

Rrahu të dashurën e tij, arrestohet nga policia

Kronika November 24, 2020 - 09:02

Një mashkull ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij dje në Prishtinë dhe pas raportimit në Polici ai është arrestuar, raporton “Zeri.info”.

“Rr. ‘Qamil Hoxha’, Prishtinë, 23.11.2020 - 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, me të cilën është në lidhje dashurie. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri