Për dy ditë 134 gjoba në Mitrovicë kundër atyre që nuk respektuan masat anti-COVID
Foto Ilustruese

Për dy ditë 134 gjoba në Mitrovicë kundër atyre që nuk respektuan masat anti-COVID

Kronika November 23, 2020 - 16:09

Policia e Kosovës ka raportuar se në dy ditët e fundit në Mitrovicë i janë shqiptuar 134 gjoba qytetarëve të cilët nuk respektuan masat antikoronavirus, raporton Zeri.info.

“Krahas angazhimeve në përputhje me dispozitat e parapara, përkundër shumë vërejtjeve policore për mosrespektim të masave, në dy ditët e fundit policia ka shqiptuar 134 gjoba”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të kemi sa me pak të prekur, përndryshe policia thotë se është e vendosur të zbatojnë ligjin, përfshirë edhe gjobat si masë e fundit. /Zëri