Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Prishtinë, taksisti ua grabit telefonat dhe i plagos dy shtetas të huaj
ilustrim

Prishtinë, taksisti ua grabit telefonat dhe i plagos dy shtetas të huaj

Kronika October 25, 2020 - 09:38

Gjatë ditës së djeshme, në Polici u raportua se dy meshkuj shtetas të huaj ishin plagosur dhe u ishin vjedhur telefonat e tyre.

Sipas viktimave, ata po udhëtonin me një taksi, dhe vozitësi u kishte grabitur telefonat e më pas me armë zjarri kishte plagosur të dy.

I dyshuari është i ende i panjohur.

“Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:30, në Prishtinë./Zëri