Përfshihen në rrahje masive, 8 të lënduar dhe 4 dërgohen në mbajtje
ilustrim

Përfshihen në rrahje masive, 8 të lënduar dhe 4 dërgohen në mbajtje

Kronika October 23, 2020 - 10:28

Policia e Kosovës ka arrestuar 5 persona, meshkuj kosovarë, të cilët ishin përfshirë në një rrahje masive.

Raportohet se njëri nga të përfshirët në incident ka marrë lëndime më serioze dhe shtatë prej tyre kanë marrë lëndime trupore.

“Raportohet se janë arrestuar pesë të dyshuar m/k, pasi pas një mosmarrëveshjeje kishte ardhur deri te një rrahje masive mes disa personave, me ç’rast 7 prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe njëri prej tyre ka lëndime më serioze. Dyshohet të ketë plagë nga thika, i cili është duke u trajtuar në QKUK - Prishtinë, të tjerët janë duke u trajtuar në Emergjencën e Gjilanit”, thuhet në raportin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 13:00.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit katër prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i pestë është në trajtim mjekësor në QKUK - Prishtinë. /Zëri