Gjilan, vritet një 19-vjeçar

Gjilan, vritet një 19-vjeçar

Kronika October 23, 2020 - 08:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një person është qëlluar me thikë në lagjen “Bojanina”.

Mbrëmë rreth orës 00:00 në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një vrasje.

Një person i moshës 19-vjeçare është sulmuar me thikë, ku më pas është dërguar në QKUK dhe pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Personi i therur me thikë tanimë është identifikuar, sipas informatave viktima ka qenë pranë banesës së tij kur është qëlluar nga një person.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërkohë pritet njoftimi i Policisë për të zbardhur më shumë detaje.