13 persona dërgohen në stacionin policor në Prizren, dyshohet se ushtronin veprimtari të paligjshme

13 persona dërgohen në stacionin policor në Prizren, dyshohet se ushtronin veprimtari të paligjshme

Kronika October 22, 2020 - 22:23

13 persona janë shoqëruar për në stacionin policor në Prizren pasi që dyshohet se ushtronin veprimtari të paligjshme.

Rreth orës 18:40 Policia e Kosovës ka marrë informacion se në sheshin “Shatërvan” të komunës së Prizrenit, ndodheshin disa persona në një objekt dhe ushtronin veprimtari të kundërligjshme.

Sipas zyrtarit për informim të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë shoqëruar 13 të dyshuar si dhe ka bërë sekuestrimin e gjësendeve të ndryshme si prova materiale, raporton Tv Prizreni.

Sipas Gashit dyshohet se në këtë objekt është ushtruar veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.