Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Theret me thikë një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Kronika October 20, 2020 - 19:42

Sot gjatë ditës një person është therur me thikë në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Rastin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi, e cila ka thënë se personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa njësitet kompetente policore janë duke u marrë me rastin.

“Me datë 20.10.2020 rreth orës 15:20 në rr"Nazim Gafurri" në Prishtinë, është raportuar se një person është duke marr trajtim mjekësor për lëndime trupore që dyshohet se janë si pasojë e një sulmi me mjet të mpreht / thikë nga një person i dyshuar. Lidhur me rastin është intervistuar viktima, ndërsa njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin”, tha ajo./Zëri