Arrestohen dy persona nën dyshimin për shfrytëzim seksual të një gruaje

Arrestohen dy persona nën dyshimin për shfrytëzim seksual të një gruaje

Kronika October 20, 2020 - 10:51

Dy persona janë arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë nën dyshimin për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale.

Policia ka njoftuar se një mashkull dhe një femër e mitur janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat e cekura ndaj viktimës femër kosovare.

Lidhur me rastin si provë materiale është sekuestruar një telefon celular.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri