Nëna humb kontaktin me dy vajzat, që ishin larguar nga shtëpia në gusht

Nëna humb kontaktin me dy vajzat, që ishin larguar nga shtëpia në gusht

Kronika October 19, 2020 - 10:34

Prej muajit gusht dy vajza nga Ferizaj u larguan nga shtëpia e tyre dhe kontakti i vetëm që kanë mbajtur me familjen ishte përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Nëna e tyre ka raportuar se tash e disa ditë ka humbur tërësisht kontaktin me vajzat e saj, prej të cilave njëra është e mitur, transmeton “Zeri.info”.

“Sipas ankueses, ajo me vajzat përmes telefonit dhe në rrjete sociale deri para disa ditëve kishte pasur kontakte, të cilat i kishin thënë ‘jemi duke jetuar në Prishtinë’, por më nuk ka kontakte”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri