Pronari i firmës sulmon një klient

Pronari i firmës sulmon një klient

Kronika September 29, 2020 - 09:37

Një person ka raportuar në stacionin policor se në një pompë të derivateve në “Veternik” të komunës së Prishtinës është sulmuar fizikisht nga pronari i firmës.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se në një pompë të derivateve është sulmuar fizikisht nga pronari i firmës, i dyshuari mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Atij i është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, sipas Policisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. /Zëri