Rritet numri i personave që po hyjnë ilegalisht në territorin e Kosovës

Rritet numri i personave që po hyjnë ilegalisht në territorin e Kosovës

Kronika September 25, 2020 - 11:30

Tri raste të kalimit ilegal të kufirit për në Kosovë janë raportuar gjatë ditës së djeshme.

Një shtetas i Serbisë është ndaluar nga njësiti policor, pasi përmes rrugëve alternative me veturë kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit lënda e rastit është proceduar në procedurë të rregullt.

Po ashtu edhe tre shtetas tjerë të Serbisë kanë hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës, ku me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në gjykatë.

Ndërkaq edhe në Vërmicë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufirit në territorin e Kosovës. Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri