Kapet me marihuanë, i dyshuari shoqërohet në stacion policor

Kapet me marihuanë, i dyshuari shoqërohet në stacion policor

Kronika September 17, 2020 - 12:38

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacion policor një person nga komuna e Fushë-Kosovës për shkak të posedimit të substancës narkotike të llojit marihuanë.

“I dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në stacionin policor pasi gjatë bastisjes i është gjetur një qese me substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë prej 0.92 gramësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Zëri