Zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti, dëshmitar i aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”, jep detaje
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka treguar se në këtë aksident fatmirësisht është shpëtuar një familje 5-anëtarëshe nga Mitrovica, transmeton “Zeri.info”.
Hoti, i cili ka qenë në rrugë për vizitë në Prizren bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se 5 personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Malishevë dhe Prizren.
“Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Fati ishte në anën e një familjeje 5-anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren. Shpresojmë që i shpëtuan më të keqes”, ka shkruar Hoti në “Facebook”. /Zëri