Organizojnë aheng familjar në një restorant në Pejë, u shqiptohen gjoba dy të dyshuarve

Organizojnë aheng familjar në një restorant në Pejë, u shqiptohen gjoba dy të dyshuarve

Kronika August 07, 2020 - 09:27

Edhe pse Qeveria e Kosovës shtoi masa të reja kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 në vend, një pjesë e qytetarëve po vazhdojnë të mos i respektojnë ato.

Dje në fshatin Stankaj të Pejës është organizuar një aheng familjar në një restorant të kësaj komune.

Në Policinë e Kosovës është raportuar se dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër, kanë organizuar aheng familjar në një lokal - restorant në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë inspektorët komunalë, të cilët dy të dyshuarve u kanë shqiptuar gjoba. “Fshati Stankaj, Pejë, 06.08.2020 - 10:51. Raportohet se dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, kanë organizuar aheng familjar në një lokal-restorant në kundërshtim me vendimin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në vendin e ngjarjen kanë dalë edhe inspektorët komunalë, të cilët dy të dyshuarve u kanë shqiptuar gjoba mandatorë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri