Podujevë, i infektuari me COVID-19 nuk respekton masat për vetizolim, arrestohet nga policia

Podujevë, i infektuari me COVID-19 nuk respekton masat për vetizolim, arrestohet nga policia

Kronika August 04, 2020 - 09:39

Në Podujevë është arrestuar një person, i cili nuk kishte respektuar masën e vetizolimit pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme, sipas Policisë, është iniciuar rast ndaj personit të dyshuar mashkull kosovar, i cili ndonëse kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 nuk u është përmbajtur masave parandaluese për vetizolim.

“Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri