Therje me thikë në Pejë, policia arreston një person

Kronika July 15, 2020 - 10:00

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për tentim vrasjeje.

I dyshuari, sipas Policisë, ka therur me thikë një person në Pejë, përcjell “Zeri.info”.

Sipas raportit të PK-së, viktimës i është dashur të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.