Vdes një person në Rugovë, Policia jep detaje

Vdes një person në Rugovë, Policia jep detaje

Kronika July 13, 2020 - 11:41

Një person ka vdekur të dielën, rreth orës 14:00, në Rugovë.

Ai është aksidentuar për vdekje derisa gjatë punës një dru ka rënë mbi të, ka njoftuar Policia, transmeton “Zeri.info”.

Viktima, me urdhër të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion, ndërsa një person i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Rasti nga Policia është cilësuar si “Incident kriminal” dhe “Punime ndërtimore të kundërligjshme”.