Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplas për vdekje një person me biçikletë

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplas për vdekje një person me biçikletë

Kronika July 13, 2020 - 09:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë një person ka humbur vdekjen.

“Top Channel” mëson se aksidenti fatal ka ndodhur në afërsi të fshatit Mabe, ku një makinë ka përplasur një person, i cili lëvizte me biçikletë anash rrugës. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.